UBT i vetmi privat në vend dhe për herë të tretë përfituese e projektit “ERASMUS MUNDUS”- “SIGMA Agile”

04/07/2014

Prishtinë, 4 korrik 2014-  UBT në vazhdimësi është përfituese e  projekteve ndërkombëtare të sektorit të arsimit në Evropë dhe më gjerë.  Përveç të tjerave,  këtë vit për herë të tretë  është  përfituese  e  projektit “ERASMUS MUNDUS”, projekt i Bashkimit Evropian.  Nga ky  projekt  shumë studentë  të UBT, sikurse në vitet e kaluara  do të  fitojnë  bursa të plota studimi për vitin e ri akademik, dhe vitet në vijim,  2014-2018,   në të gjitha nivelet e studimit si bachelor, master,  doktoratë dhe të  postdoktoratë.    të cilët do të fillojnë  mobilitetin e tyre  në universitetet më prestigjioze  të vendeve  të Bashkimit Evropian.

Përveç bursave të studimit projekti  “Erasmus Mundus” – “SIGMA Agile” përfshinë edhe aktivitete tjera si trajnime në ndërmarrësi, menaxhment, shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë etj.

 

Përmes këtij projekti të fituar do të ofrohen 156 bursa, i cili  ka një buxhet prej 3.000.000 € dhe do te zgjat nga viti 2014 deri në vitin 2018  ku  është paraparë të përfundoj projekti.

 

Në kuadër  të projektit “ERASMUS MUNDUS”, përfshihen   20 universitete nga rajoni dhe Evropa, prej tyre 11  vendet e Ballkanit, dhe 9 nga Evropa,   ndryshe  UBT është i vetëm privat nga Republika e  Kosovës dhe që është përfituese e  projektit në fjalë, i cili projekte është në vazhdimësi edhe  për  katër vitet e ardhshme për studentët e  UBT-së.

Partnerët  projektit ku mund të studiojnë studentët tanë janë si , University of Warsaw-Poland City University London-UK,  Humboldt Universität zu Berlin-Germany, Lappeenranta University of Technology-Finland, University of Milan-Italy, University of Salzburg-Austria, University of Twente, ITC Faculty-Netherland, UNIVERSITAT POMPEU FABRA-Spain, University Nova de Lisboa-Portugal.