UBT i vetmi institucion në Kosovë që ofron ‘Double Degree’ me Sapienza University of Rome

28/03/2024

Cilësi, inovacion dhe ndërkombëtarizim, UBT shënon një hap të rëndësishëm drejt arsimit të lartë me një lajm të rëndësishëm për studentët e saj. Duke qenë zgjedhja e parë e studentëve, UBT bëhet institucioni i vetëm në Kosovë që ofron mundësinë e marrjes së një ‘Double Degree’ me një nga universitetet më prestigjioze në Evropë, Sapienza University of Rome.

Në një bashkëpunim të ndritur, UBT dhe Sapienza University of Rome sjellin një marrëveshje inovative që hap dyert e studimeve për studentët kosovarë. Me një histori të ndritur që fillon qysh në vitin 1303, Sapienza është një nga institucionet më të vjetra dhe më të mëdha në Evropë. Tani, studentët e UBT-së do të kenë mundësinë e një eksperience të studimit në këtë universitet të shquar me një kosto të përballueshme.

Me një reputacion të lartë në arenën ndërkombëtare, Sapienza University of Rome shquhet në top-listat e universiteteve më të mira në botë. Ajo renditet nën 150 universitetet më të mira sipas QS World University Rankings, #181 sipas Times Higher Education – World University Rankings, dhe në 101 universitetet e para sipas Academic Rankings of World Universities.

Në thelb të kësaj marrëveshjeje është mundësia e fituar për studentët e Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit për të marrë dy diplomat e njohura nga dy institucione të shquara. Regjistrimet janë në prag të hapjes, kështu që studentët janë ftuar të mos humbasin këtë mundësi të rrallë për të filluar rrugëtimin e tyre të arsimit të lartë në Romë!

Kjo përvojë e jashtëzakonshme ofron jo vetëm një rritje në njohuritë akademike, por edhe një ekspozim ndërkombëtar të pasur, duke hapur horizonte të reja për të ardhmen e studentëve të UBT-së. Së bashku me Sapienza University of Rome, UBT vazhdon të përforcojë qëllimin e saj për të siguruar një arsim të lartë të përshtatshëm me kërkesat dhe mundësitë e botës së sotme.