UBT i përfaqësuar në debatin Erasmus +, në Lisbonë

21/06/2016

Dy përfaqësues të UBT-së, Arnisa Kryeziu – koordinatore e Programit Master në Fakultetin e Arkitekturës dhe Shkumbin Asllani – koordinator i Zyrës Ndërkombëtare në UBT, po marrin pjesë në një trajnim në Lisbonë, ku në Universitetin NOVA, po diskutohet rreth Programit Erasmus + dhe bashkëpunimin midis universiteteve jo anëtare të Bashkimit Evropian me universitetet anëtare. Trajnimi ka filluar më 20 qershor, kurse do të vazhdojë deri më 24. Dy përfaqësuesit e UBT-së do të kryejnë edhe vizita të tjera në universitetin NOVA të Lisbonës. UBT është institucioni i parë i lartë arsimor privat në Kosovë, i cili ka përfituar nga Programi Erasmus + dhe i cili edhe tani vazhdon të ketë bashkëpunim të mirë.