UBT i bashkohet fushatës “Tetori Rozë” në mbështetje të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
01/10/2026UBT i është bashkuar fushatës ndërkombëtare “Tetori Rozë”, duke shprehur mbështetjen për ndërgjegjësimin dhe informimin e qytetarëve për rëndësinë e parandalimit, kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.
Përmes kësaj nisme, UBT synon të kontribuojë në përcjelljen e mesazheve të rëndësishme për shëndetin, duke e vendosur në qendër të vëmendjes rëndësinë e kujdesit ndaj vetes dhe të kontrolleve të rregullta shëndetësore.
Tetori Rozë shënohet çdo vit në mbarë botën si muaj i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, me qëllim rritjen e informimit për faktorët e rrezikut, parandalimin dhe veçanërisht rëndësinë e zbulimit të hershëm.
Në kuadër të angazhimit të saj institucional, UBT synon që përmes komunitetit akademik, studentëve dhe stafit të kontribuojë në krijimin e një kulture më të madhe të informimit dhe kujdesit shëndetësor.
Mesazhi i kësaj fushate është i qartë: informimi, kujdesi dhe kontrollet e rregullta mund të bëjnë një ndryshim të rëndësishëm.