UBT hap dyert për të 12-tin vit rradhazi për më të mirët

09/10/2014

UBT me degët e saj në Prishtinë dhe Ferizaj kanë mirëpritur këto dy ditë studentët e rinj që i janë bashkangjitur ekipit të më të mirëve.

 

Në një ceremoni solemne të organizuar nga stafi i UBT Prishtinë dhe UBT Ferizaj, studentët janë përshëndetur nga Rektori prof. dr Edmond Hajrizi,Drejtori per Çështje Akademike Dr.Ibrahim Krasniqi si dhe dekanët e fakulteteve përkatëse.

Në fjalimin e mbajtur para studentëve rektori ka theksuar rëndësinë e të qënit student i UBT-së dhe arritjeve dhe sukseseve në shtim të UBT-së që janë si rezultat i punës së palodhur të stafit të UBT dhe kontributit të vyer të studentëve.  

 

Rektori Hajrizi gjatë prezantimit të UBT-së dhe arritjeve të institucionit shtoi se “Përmes arritjeve tona cilësore po kontribuojmë dhe më tutje në rritjen e punësimit dhe zhvillimit të vendit në përgjithësi. Falë angazhimit të përkushtuar të stafit drejtues, akademik dhe të administratës, UBT është pranë studentëve gjatë gjithë jetës, duke i ofruar në këtë formë jo vetëm edukimin akademik adekuat,por dhe mundësi të pafund për punësimin dhe rritjen e tyre profesionale pas studimeve”

 

Përfaqësues të alumni, studentë aktual si dhe prindër kanë ndarë me studentët e rinj eksperiencat e tyre me UBT.  Z.Arsim Bytyçi përfaqësues i prindërve të UBT Ferizaj ,në fjalimin para të pranishmëve ka theksuar se për të , bashkëshorten e tij dhe fëmijën e tij nuk ka qënë e vështirë zgjedhja për studimet e larta të djalit të tij, pasi UBT bën diferencën në tregun e arsimit të lartë, duke ofruar staf profesional, infrastrukturë moderne dhe metoda të mësimdhënies bazuar në përvojat më ekselente ndërkombëtare si dhe mundësinë e transferimit të studimeve në një nga Universitetet partnere të UBT-së nga e gjithë bota.