UBT hap aplikimet për “Global UBT Fest 2026”
03/06/2026UBT ka hapur zyrtarisht aplikimet për edicionin e radhës të festivalit akademik të dijes, “Global UBT Fest 2026”, një ngjarje që sjell së bashku studentë, profesorë, ekspertë dhe profesionistë nga vende të ndryshme të botës.
Gjatë muajit korrik, festivali do të sjellë mbi 40 shkolla verore ndërkombëtare, konferenca, forume, samite, gara dhe aktivitete kulturore e artistike, duke krijuar një hapësirë unike për mësim, inovacion dhe zhvillim profesional.
Sipas organizatorëve, “Global UBT Fest 2026” do të zhvillohet në qendrat e UBT-së dhe do të mirëpresë pjesëmarrës nga Kosovo dhe shumë vende të tjera, duke e shndërruar Kosovën në një qendër të rëndësishme të shkëmbimit të njohurive dhe ideve.
Festivali do të mbahet nga 1 deri më 31 korrik 2026, ndërsa pjesëmarrja do të jetë pa pagesë për të gjithë të interesuarit.
Apliko tani: GLOBAL UBT FEST 2026