UBT fton studentët dhe alumnin për pjesëmarrje në “STARTUP WORLD CUP & SUMMIT”

15/09/2017

UBT, si partner në samitin ndërkombëtar për projektet startup, “STARTUP WORLD CUP & SUMMIT”, që do të mbahet në Pragë të Çekisë, fton të gjithë studentët dhe alumnin e UBT-së, që të marrin pjesë në këtë ngjarje.

 

“STARTUP WORLD CUP & SUMMIT” do të jetë një mundësi e mrekullueshme për të gjithë të rinjtë kreativë dhe që kanë ide inovative, që t’i prezantojnë projektet e tyre, por njëkohësisht, edhe të njihen me të rinj dhe projekte nga e gjithë bota.


Pjesëmarrja në këtë samit mundëson:
• Diskutime dhe takime me investitorë global;
• Krijim të rrjetit ndërkombëtar të partneritetit;
• Ndjekje të ligjëratave nga ndërmarrës dhe investitorë të suksesshëm dhe
• Mundësi për networking (vënie të kontakteve) me ndërmarrës të rinj nga e mbarë bota.

 

Të gjithë studentët e UBT-së do të përfitojnë 25% zbritje në çmimet e tiketave, duke përdorur kodin promovues: KVI25.

 

Finalja e madhe e këtij aktiviteti do të mbahet në Silicon Valley, me mundësi financimi me mbi $1,000,000.