UBT fton studentët e Medias dhe Komunikimit të aplikojnë me punime shkencore për konferencën “ICSC 2019”

26/02/2019

UBT fton studentët e UBT-së të shfrytëzojnë mundësinë për dërgimin e punimeve të tyre shkencore në Kongresin Ndërkombëtar të  Studentëve (MUISC 2019), që do të organizohet nga Fakulteti i Komunikimit i Maltepe University.

 

Kongresi do të mbahet në Stamboll të Turqisë, më 2-3 prill 2019 dhe pritet që të marrin pjesë studentë të të gjitha niveleve nga shumë shtete të botës.

Ky edicion do të fokusohet në temën: “Rindërtimi i identitetit dhe kultura përmes mediave”, ndërkaq studentët pritet të marrin pjesë dhe të pasurojnë kongresin me artikuj, dialogë, shënime dhe komente. Pjesëmarrësit duhet që gjatë këtyre ditëve të prezantojnë së paku një punim shkencor.

 

Që nga viti 2013, MUISC ka mbledhur studentë nga e mbarë bota, duke e ofruar mundësinë që ata të shfaqin dhe ndajnë interesin dhe idetë e tyre kërkimore në një varg çështjesh të rëndësishme në edukim.

 

Më shumë informacione mbi temat që janë të përshtatshme për aplikim mund të gjeni duke kontaktuar me Fakultetin e Medias dhe Komunikimit në UBT, përmes email-it: [email protected], ose duke kontaktuar drejtpërsëdrejti me Maltepe University në email-in: http://www.maltepe.edu.tr/icsc.

 

Rrjetet sociale të konferencës:

Instagram: https://www.instagram.com/icsc2019/

Twitter: https://twitter.com/icsc2019

Facebook: https://www.facebook.com/MaltepeUniversityICSC/