UBT fton studentet e Inxhinierisë së Energjisë të aplikojnë për bursa studimi në programin “Women in Energy”

21/03/2019

UBT njofton studentet e UBT-së se Millennium Foundation Kosovo e ka shpallur të hapur thirrjen për aplikim për bursa të financuara plotësisht për gratë, për të studiuar në fusha të lidhura me energji në Accredited International Academic Institutions, në programin “Gratë në Energji”.

 

Women in Energy përfshin bursa të financuara plotësisht për rreth 25 gra kosovare për të marrë diploma bashkëpunimi/teknike në fushën e energjisë nga institucionet akademike jashtë vendit. Lëndët e zgjedhura janë të fokusuara në shkencë, teknologjinë, inxhinieri dhe matematikë (STEM).

 

Do të jenë dy afate për fillim të studimeve, teksa më i afërti do të fillojë në vjeshtë të vitit 2019, përderisa përfitueset e bursave janë të obliguara që pas përfundimit të studimeve jashtë vendit, të kthehen për të dhënë kontributin e tyre në sektorin publik e privat të Kosovës.

 

Më shumë informacione për programin mund të gjeni në linkun: https://millenniumkosovo.org/women_energy/program/., ndërkaq aplikimin mund ta bëni në linkun: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSc39twEcLD4VE2sIKU6EPuIqzI-OTAhGhT-LJXyR_IOyPSV4A/viewform.