UBT fton studentët e diplomuar që të aplikojnë për bursa studimi në University of Klagenfurt në Austri

24/02/2022

UBT njofton të gjithë të diplomuarit që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Austri, se është hapur aplikimi për bursa studimi në University of Klagenfurt të Austrisë.

 

Mundësinë unike që ofrohet përmes bashkëpunimit me universitete të ndryshme që ka UBT, si dhe me institucione të tjera partnere, tashmë studentët mund ta shfrytëzojnë duke aplikuar për bursë studimi në University of Klagenfurt.

 

Për të mësuar më shumë rreth kritereve, dokumenteve që kërkoheni, si dhe mënyrës së aplikimit, ju mund të lexoni broshurën në vazhdim: International Scholarships, duke klikuar në opsionin “University of Klagenfurt Scholarships”.

 

Data e fundit për të dërguar aplikimin tuaj për bursë studimi në University of Klagenfurt është 13 mars 2022.