UBT fton studentët për të aplikuar në programin “Work and Travel USA” organizuar nga CIEE përmes Discover America

16/03/2022

UBT njofton të gjithë studentët se organizata amerikane Council on International Educational Exchange – CIEE, përmes partnerit zyrtar, Discover America është duke organizuar programe ekskluzive “Work and Travel USA” për studentë nga Kosova, për të punuar dhe qëndruar deri në katër muaj gjatë verës së vitit 2022 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Kjo mundësi e jashtëzakonshme është duke iu ofruar edhe studentëve të UBT-së me një mundësi unike të perfeksionimit të gjuhës angleze, një përvoje jetësore në vendet më të bukura në ShBA, njohjes së kulturave të reja, përvojë pune 3-4 mujore në kompanitë amerikane, si dhe shumë përfitime të tjera që ofron ky program.

 

Për të aplikuar ju duhet të jeni student i rregullt i UBT-së, të posedoni njohuri mesatare të gjuhës angleze, si dhe të jeni të moshës 18-23 vjeçare.

 

Nëse i përmbushni kriteret e kërkuara për aplikim ju mund të vizitoni zyret e Discover America për informacione më të detajuara rreth programit ekskluziv “Work and Travel USA”.

 

Për më shumë informata vizitoni https://international.ubt-uni.net/infocorner/ duke klikuar në Work and Travel – Discover America.