UBT fton stafin dhe studentët që të marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare “Sustainable Energy Technologies – SET 2022”

09/03/2022

UBT fton stafin akademik dhe studentët që të marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare “Sustainable Energy Technologies – SET 2022”, në Stamboll të Turqisë, me hulumtimet dhe kërkimet e tyre shkencore në fusha të ndryshme.

 

Kjo konferencë organizohet nga Haliç University, universitet ky partner i UBT-së, në bashkëpunim me Universitetin e Nottinghamit, Sunum Engineering and Education dhe Shoqërinë Botërore të Teknologjive të Energjisë së Qëndrueshme.

 

Konferenca mbahet në periudhën 16-18 gusht 2022, në Stamboll të Turqisë dhe prezantimet dhe punimet në këtë konferencë do të publikohen dhe indeksohen në Web of Science dhe Scopus.

 

Për më shumë informata vizitoni: https://international.ubt-uni.net/infocorner/ duke klikuar në The 19th International Conference on Sustainable Energy Technologies.