UBT fitues për herë të katërt i programit Erasmus Mundus

30/10/2014

Duke filluar nga nëntori i këtij viti, studentet e UBT-së do të kënë mundësi të aplikojnë për bursa për studime të pjesshme në një nga universitetet prestigjoze europiane në Angli, Holandë, Itali, Portugali, Spanjë, Finland dhe Poloni. Ndërkohë që mobiliteti do të nis në vitin tjetër akademik.

UBT është i vetmi institucion i arsimit të lartë privat në Kosovë, që ka arritur të fitojë projekte dhe grante për mobilitet përmes programit Erasmus Mundus.

Me rastin e këtij eventi, prof.Hajrizi ka organizuar dhe takime bilaterale me përfaqësues të univesiteteve të tjera partnere në këtë projket, për të diskutuar mbi mundësinë e bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm të arsimit të lartë.

Në vijim të vizitës së tij, rektori i UBT-së u takua dhe me përfaqësues të Universitetit të Varshavës, më të cilët UBT ka një bashkëpunim disa vjeçar dhe në fusha të ndryshme. Kryefjalë e këtij takimi ishte mundësia për studime të doktoraturës në këtë universitet, për studentët nga Kosova.