UBT fitues i aplikimit të platformës së realitetit virtual

29/05/2020

Presidenti i gjigandit teknologjik “EON Reality”, Dan Lejerskar, ka  përgëzuar UBT-në për arritjen suksesit për zhvillimit dhe fuqizimin e aplikimit të platformës së realitetit virtual. Ai në një postim të tij në Linkedin, ka vlerësuar se UBT për dy javë ka krijuar mbi 7437 përdorues aktiv duke shtuar bashkarishtë 54.4254 asete.

 

“Përgëzojmë Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT) si fitues të çmimit: “AVR Platform Power User Prize”,  për arritjen e kësaj jave të 7437 përdorueseve aktivë që kanë krijuar bashkërisht 54.425 asete të shtuara të realitetit virtual. Wow!”,thuhet në postimin e presidentit të EON Reality, Dan Lejerskar.

 

Për të lexuar postimin e plotë kushtuar arritjes së suksesit të UBT-së, klinkoni në linkun:

https://www.linkedin.com/feed/update/urn:li:activity:6671800621483511808/