UBT fillon përgatitjet e kuadrove për studime të doktoratës

27/01/2017

UBT në vazhdimësi po i zgjeron standardet akademike. Pas zhvillimeve cilësore në procesin e mësimdhënies në programet e studimit në dy nivelet e para (Bachelor, Master), tani ka filluar edhe me shkollën për përgatitjen e kuadrove për studime të doktoratës.


Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi tha se UBT po bën përgatitjen e kuadrove për studime të doktoratës për herë të parë në Kosovë dhe ka për qëllim që t’ua bëjë më të lehtë studentëve regjistrimet në universitetet më prestigjioze në botë.


“E kemi parë shumë të arsyeshme të fillojmë përgatitjen e kuadrove për studime të doktoratës, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të Kosovës për hulumtime shkencore dhe inovacione”, tha rektori Hajrizi.


Të interesuarit për studime të doktoratës do të kenë mundësi të ndjekin trajnime nga profesorë të njohur vendorë e ndërkombëtarë.


Krahas kësaj, bashkëpunimi i UBT-së me mbi 200 universitete prestigjioze ndërkombëtare është mundësi e mirë për studentët që duan të regjistrohen me sukses në këto universitete. Koston e kësaj shkolle e mbulon UBT në funksion të përgjegjësisë për ngritje të kapaciteteve akademike në Kosovë.