UBT fillon me serinë e debateve për ndërmarrësi dhe inovacion

07/12/2016

Në UBT nga nesër (e enjte) fillon seria e forumeve në formë debati për lidership, ndërrmarrësi dhe inovacion me lider të biznesit dhe ekonomisë kosovare, e udhëhequr nga Shpend Balija drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian dhe ligjërues ne UBT.

 

Debatet mbahen çdo javë në UBT, ndërsa diskutohet me përfaqësuesit e bizneseve që funksionojnë në vend.

Në debatin e parë do të prezantojë Mal Berisha, duke filluar nga ora 12:00. Berisha është CEO i kompanisë “Sigal Uniqa Group Austria” dhe anëtarë i bordit në Këshillin e Investitorëve Evropian.

 

Pos suksesit në biznes, Berisha ka shërbyer edhe si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar nga viti 2012 deri më 2015. Më parë, Berisha ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Stamboll (1993-1997). Ka udhëhequr edhe misione të tjera diplomatike.

 

Ai është studiues, historian dhe ka botuar një numër librash dhe artikujsh në lidhje me tema të ndryshme të historisë, kulturës dhe diplomacisë.