UBT fillon kampanjën “Unë mbështes fuqizimin e grave dhe vajzave”

01/03/2019

Me afrimin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, UBT ka nisur kampanjën “Unë mbështes fuqizimin e grave dhe vajzave”, që ka për synim të ndikojë në vetëdijesimin e qytetarëve të Kosovës mbi rëndësinë e krijimit të një ambienti të barabartë për jetë dhe punë.

 

UBT është një shembull unik i efektit pozitiv dhe suksesit që ka ndërtimi i barazisë brenda institucioneve, pasi që, nga fillimi është besuar se UBT mund të funksionojë si duhet vetëm atëherë kur krijohen mundësi të barabarta punësimi për të dy gjinitë.

 

Seleksionimi në baza meritore ka bërë që rreth 40% e stafit të UBT-së të jetë i gjinisë femërore, teksa kompetencat dhe performanca që po e tregojnë vajzat dhe gratë e angazhuara në UBT, po ndikon që ky trend të vazhdojë të rritet.

Stafi i gjinisë femërore në UBT është angazhuar në pozita udhëheqëse dhe koordinuese.

Një shifër e tillë vjen në një kohë kur punësimi i gjinisë femërore në tregun e punës në nivel vendi është vetëm 12%, teksa në nivel qeveritar është rreth 30%.

 

Ky është kontributi që UBT po e jep për komunitetin, me qëllim të përmirësimit të nivelit të jetesës së qytetarëve dhe krijimit të një vendi që ofron mundësi të barabarta për të gjithë.