UBT fillon bashkëpunimin me Universitetin City

03/09/2010

                                                  
UBT fillon bashkëpunimin me Universitetin City në Londër (Angli)

                                  UBT fillon bashkëpunimin me Universitetin City

“UBT ka qenë gjithherë aktive në ofrimin e mundësive dhe bartjeve të dijeve nga universitetet të njohura botërore me anë të marrëveshjeve dhe të bashkëpunimeve. Dhe një marrëveshje të tillë e kemi filluar edhe me Universitetit City, i cili do te mundësoje studenteve kosovarë që  studimet universitare në nivelin bachelor, master dhe në doktoraturë ti ndjekin në UBT dhe në Universitetin City, po ashtu stafit akademik zhvillim e kompetencës në fushën hulumtuese dhe zhvillimore. Bashkëpunimi do të ofrojë edhe programe të tjera te veçante si janë projektet , seminaret, transferi i teknologjisë, dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet” , theksoi Presidenti i UBT, Edmond Hajrizi, gjatë takimit me palët nënshkruese

     Prishtinë, 28 korrik 2010 – Në kuadër të vazhdës së Marrëveshjeve të Bashkëpunimit, që UBT i ka me universitete  më prestigjioze në botë dhe Evropë, gjatë këtyre ditëve një delegacion nga Universiteti City në Londër (Angli) i prirë nga  Prof. Dr. Grattan dhe  Prof. Dr. Khan,  po qëndron për vizitë  dy ditore në Kosovë, gjegjësisht në UBT, sot më 28 korrik 2010, në ambientet e UBT, për të filluar bashkëpunimit ndërinstitucional në mes të UBT-së dhe Universitetit City në Londër,  Angli.

Me këtë rast, presidenti i UBT, Edmond Hjarizi,  së bashku me delegacionin nga Universiteti City në Londër (Angli) i prirë nga  Prof. Dr. Grattan dhe  Prof. Dr. Khan, në lokalet e UBT, në Prishtinë ftuan zyrtarisht të gjithë profesorët vendore dhe ndërkombëtare si dhe studentët e dy institucioneve për te qene pjese e programeve te përbashkëta te cilët ata i prezantuan.

“UBT ka qenë gjithherë aktive në ofrimin e mundësive dhe bartjeve te dijeve nga universitetet të njohura botërore me anë të marrëveshjeve dhe të bashkëpunimeve. Dhe një marrëveshje te tillë e kemi filluar edhe me Universitetit City, i cili do te mundësoje studenteve kosovarë që  studimet universitare në nivelin bachelor, master dhe në doktoraturë ti ndjekin në UBT dhe në Universitetin City, po ashtu stafit akademik zhvillim e kompetencës në fushën hulumtuese dhe zhvillimore. Bashkëpunimi do të ofrojë edhe programe të tjera te veçante si janë projektet , seminaret, transferi i teknologjisë, dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet” , theksoi Presidenti i UBT, Edmond Hajrizi, gjatë takimit me palët nënshkruese

Sipas tij, bashkëpunimi ka filluar në shtator të vitit të kaluar mes dy institucioneve,

Nga ana tjetër  Prof. Dr. Grattan nga Universitetit City, pohoi se marrëveshja është incizuar nga të dy palët.

Delegacioni  qëndroi dy ditë në Kosovë pikërisht në UBT dhe u   mirëpritet nga Presidenti Edmond Hajrizi dhe zëvendëspresidenti  Derek Shields  dhe stafi akademik vendore dhe ndërkombëtar  dhe studentët e  të të  gjitha Fakulteteve të UBT-së.

 Delegacioni  u nda i kënaqur me të arritura e UBT, sidomos më programet e studimit më teknologjinë më moderne, me infrastrukturën, me stafin akademik dhe me arritjet e studenteve.

Presidenti i UBT, E. Hajrizi si shenj respekti mysafirët i nderoi me simbolin më të vjetër autokton të popullit shqiptar me Plisin e bardhë.

Universitetit City numëron një numër të konsiderueshëm të mësimdhënësve dhe ka marrëveshje shumta  bashkëpunimi me universitete ndërkombëtare, është themeluar që 100 vite e më shumë, numri i të diplomuare është i krahasueshëm me universitete  më të mëdha në botë, po ashtu të  diplomuarit  sot janë në vende udhëheqëse nëpër kompani dhe organizata më profitabile në Evropë dhe Botë.