UBT falënderon personelin shëndetësor në Ditën Ndërkombëtare të Mjekëve

30/03/2021

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjekëve, UBT falënderon stafin dhe personelin shëndetësor, që në këtë kohë pandemie vazhdojnë të punojnë në parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 dhe për shërbimet që vazhdimisht ofrojnë për të gjithë qytetarët.

 

Rektori i UBT-së,  prof.dr. Edmond Hajrizi me mirënjohje vlerëson kontributin e të gjithë mjekëve të cilët po tregohen heronj të vërtetë në këtë kohë.

 

“Në emër tim dhe stafit të UBT-së, dua të uroj të gjithë personelin shëndetësor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjekëve, duke i falënderuar ata për angazhimin e pashoq dhe ndikimin që kanë në shoqëri. Roli dhe rëndësia e tyre u pa në periudhën nëpër të cilën jemi duke kaluar, me virusin COVID-19, duke qëndruar në vijën e parë të frontit. UBT me zhvillimin e programeve të studimit të Shkencave Mjekësore, është duke sjellë kuadro profesionale në fushën e mjekësisë, e që janë duke kontribuuar në shoqëri dhe iu janë bashkuar grupit të mjekëve të cilët janë duke u ballafaquar tash e një vit me pandeminë COVID-19”, ka thënë rektori Hajrizi.