UBT, faktor në Evropën Juglindore për menaxhimin e sigurisë në komunikacion

03/10/2016

Profesori i komunikacionit, dr. Nol Dedaj, ka përfaqësuar UBT-në në Konferencën ndërkombëtare për menaxhimin i sigurisë së komunikacionit rrugor për Evropën Juglindore – sfidat dhe udhëzimet për veprim, e cila është mbajtur tri ditë radhazi në Shkup (29 e 30 shtator dhe më 1 tetor).

Përfaqësuesi i UBT-së, njëherësh ligjërues për komunikacion në UBT, dr. Dedaj, është paraqitur në konferencë me temën: “Ndikimi i elementeve te automjetit e të rrugës në aksidentet e komunikacionit dhe masat preventive”.


Dr.Dedaj ka qenë edhe në panel të prezantimeve të punimeve shkencore në konferencë, ndërsa pas kthimit ka thënë se ishte një përvojë shumë e mirë dhe domethënëse, pasi që ekspertët e pranishëm kanë dalë me rekomandime, si masa parandaluese për aksidentet. Do theksuar se Konferenca ishte organizuar nën kujdesin e presidentit te Maqedonisë.