UBT Executive Academy organizoi sesion informues për Google Summer of Code

23/03/2016

UBT Akademia Ekzekutive për Zhvillim Profesional për studentët e UBT-së dhe të tjerë organizoi sesionin informues për mundësitë e aplikimit në Google Summer of Code.


Në këtë sesion informues, pjesëmarrësit u njoftuan konkretisht për projektet dhe idetë me të cilat mund të aplikojnë dhe të jenë pjesë e internshipit veror nga google me mundësi të përfitimit të stipendimit që ofrohet nga google dhe partnerët e saj.


Shkurtimisht studentët gjithashtu edhe u trajnuan për formën e aplikimit dhe kërkesat që duhet plotësuar për të marrë pjesë.


Akademia Ekzekutive për Zhvillim Profesional do të jetë në dispozicion të studentëve të interesuar për t’ju ndihmuar gjatë fazës së aplikimit dhe më pastaj zhvillimit të projektit.

 

Afati i fundit për aplikim është 25 mars 2016.