UBT-ESLG ofrojnë programin modern të Menaxhimit të Patundshmërive dhe Infrastrukturës

10/09/2021

Një program me përspektivë rreth menaxhimit të patundshmërive dhe infrastrukturës ofrohet nga UBT dhe ESLG, në bashkëpunim me partnerë nga Sllovenia, të cilët studentëve u mundësojnë kualifikim dhe përgatitje të lartë akademike për një karrierë profesionale në këtë fushë.

 

Në fushën e pasurive të paluajtshme UBT dhe ESLG kanë mbledhur ekspertët më të mirë që ka vendi, të cilët studentëve u ofrojnë ekspertizën e tyre, e cila është e nevojshme si bazë për të vazhduar një karrierë profesionale me mundësi të mëdha për punësim në institucione e organizata vendore dhe ndërkombëtare.

 

Ky program është i strukturuar në mënyrë unike, pasi që studentët i aftëson në menaxhimin e pronave dhe shitjen e tyre, përderisa në të njëjtën kohë iu ndihmon atyrë në mënyrë profesionale në projektimin dhe dizajnimin e ndërtesave efiçiente.

 

Apliko tani: http://www.eukos.org/?page=1,108