UBT është qendër e testimeve për TOEFL

05/03/2021

UBT ofron certifikimin për testin TOEFL, që është testi më i njohur dhe kryesor për gjuhën angleze, i pranuar ndërkombëtarisht dhe licencuar nga ETS, si CTAS (Certified Test Administration Service).

 

Rezultatet e testit TOEFL në UBT pranohen nga më shumë se 10 mijë universitete dhe institucione të tjera, në më shumë se 150 shtete, duke përfshirë këtu edhe Australinë, Kanadën, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe të gjithë Evropën dhe Azinë.

 

Në këtë qendër ju mund të certifikoheni në gjuhën angleze në katër pjesët kryesore: të lexuarit, të shkruarit, të folurit dhe të dëgjuarit.

 

Të gjithë të interesuarit për t’u bërë pjesë e këtij trajnimi mund të aplikojnë në linkun në vazhdim: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfa1Y1x-KcL5RHo-i6Xaq6LVYIkCjes9m7gKAJeaVE0seNdNg/viewform?gxids=7628