UBT është ftuar të marrë pjesë në shënimin e 100-vjetorit të Universitetit Anhalt, në Gjermani

19/02/2019

Me ftesë të drejtuesve të Anhalt University of Applied Sciences, në Gjermani, një delegacion i UBT-së, i prirë nga rektori prof.dr Edmond Hajrizi, i përbërë edhe nga përfaqësues të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikim Hapësinor dhe Fakultetit Dizajn i Integruar, do të marrin pjesë në shënimin e 100-vjetorit të themelimit të këtij institucioni.

 

Ata janë ftuar si mysafirë specialë në manifestimin kryesor dhe në ngjarjet që janë planifikuar të zhvillohen nga data 19 deri më 24 mars, si ekspozita, shfaqje, tryeza diskutimi, e shumë aktivitete të tjera.

 

UBT dhe Anhalt University of Applied Sciences kanë filluar bashkëpunimin që nga viti 2015, pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit.

Falë kësaj marrëveshjeje, çdo vit dhjetëra studentë të UBT-së fitojnë mundësinë të pranohen për të vazhduar studimet bachelor e master në këtë institucion të arsimit të lartë.