UBT shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në Anhalt University of Applied Sciences në Gjermani

02/11/2021

UBT ka shpallur të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në Anhalt University of Applied Sciences në Gjermani, në kuadër të programit Erasmus+.

 

Për të aplikuar në këtë shkëmbim studentor ju duhet të jeni student aktiv në vitin e tretë në nivelin bachelor ose në vitin e dytë në nivelin master, si dhe të jeni student në programet e studimit që ndërlidhen me njërën nga fushat si: Arkitekturë, Trashëgimia Arkitekturore dhe Kulturore, Trashëgimia Monumentale, si dhe Inxhinieri Biomjekësore.

 

Studentët e interesuar duhet të kenë notën mesatare minimumi 8.5, si dhe njohuri të gjuhës angleze minimumi niveli B1 ose B2.

 

Bursa e ofruar nga programi Erasmus+ përfshin vijimin e studimeve për një semestër pa pagesë, përkrahjen financiare për mbulimin e shpenzimeve të jetesës, si dhe përkrahjen financiare për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit.

 

Data e fundit për aplikim është 11 nëntor 2021, ora 23:00, përderisa studentët e interesuar mund të aplikojnë përmes linkut: Anhalt University of Applied Science – Aplikimi