UBT EDTECH – UBT INNOVATIONS

24/02/2022

Inovacioni i gjashtëmbëdhjetë i zhvilluar nga UBT ndërlidhet me edukimin dhe teknologjinë.

 

UBT EDTECH është inovacioni i zhvilluar nga UBT që nuk i kontribuon vetëm studentëve të UBT-së por të gjithë të rinjve të Kosovës që duan të shijojnë kombinimin unik të edukimit, shkencës dhe teknologjisë.

 

UBT është institucioni i parë i arsimit të lartë që sjell në Kosovë teknologjinë digjitale të integruar plotësisht në edukim, duke iu ndihmuar dhe lehtësuar studentëve dhe të rinjve studimet akademike dhe zhvillimin e tyre në rrugëtimin e tyre në karrierën profesionale.

 

Një nivel tjetër i aplikimit të koncepteve universitare, nga ku këto koncepte ndërlidhen me industrinë 4.0 dhe akademinë, si një bazë e cila funksionon në mënyrë unike me digjitalizimin e proceseve të prodhimit të industrisë 4.0, në kuadër të një pike unike të zhvilluar nga UBT si University 4.0.

 

Ky inovacion sjell një realitet të ri me teknologjinë më të re, në një dimension të zhvillimit të edukimit të integruar me teknologjinë më të sofistikuar në vend, nga ku UBT mundëson kalimin e mësimit nga ai tradicional në atë modern, CLASSROOM 3.0, duke u përqendruar në të mësuarit ndërveprues, laboratorë, interaktivitet, kuize, të gjitha këto duke i kombinuar gjithnjë me teknologjinë digjitale.

 

#THISISUBT #30INNOVATIONS