UBT e shpall të hapur thirrjen për përfitim të bursave për studime në Hungari

13/12/2017

Programi hungarez për ndarjen e bursave, “Stipendium Hungaricum Programe”, ofron mundësi për vazhdim të studimeve për vitin e ardhshëm akademik 2018/19, për studentët ndërkombëtarë, përfshirë edhe ata të Kosovës.

 

Meqë UBT është e njohur ndërkombëtarisht, këtë të drejtë për aplikim e gëzojnë edhe studentët e UBT-së, që janë të interesuar për vazhdim të studimeve bachelor, për fillim të studimeve master apo atyre të doktoraturës, në cilindo prej universiteteve dhe kolegjeve hungareze që janë të përfshira në këtë program.

 

Pas aplikimit dhe pranimit, në varësi të shteteve, studentët mund të marrin diplomë të dyfishtë dhe të njohur ndërkombëtarisht.

 

 

Formularin, universitetet, programet dhe detajet tjera për aplikim mund t’i gjeni në:  http://studyinhungary.hu/study-in-hungary/menu/stipendium-hungaricum-scholarship-programme . Ndërsa, për çdo paqartësi të mundshme, mund të drejtoheni në Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare të UBT-së, në zyrën 304, në Prishtinë ose në email-in:  [email protected]