UBT e shënoi 10-vjetorin e themelimit

03/12/2011

 

 UBT e shënoi 10-vjetorin e themelimit


Prishtinë, 3  dhjetor  2011-  Në një ceremoni madhështore dhe festive , organizuar  në hollin e hotelit “ Grand ” në Prishtinë, nga UBT, u zhvillua  Ceremonia e 10- vjetorit  të themelimit të këtij institucioni. 

 

Pas hapjes dhe përshëndetje  për të pranishmit,   vijoi me fjalimin  e Presidentit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

 

Duke folur para të pranishmëve si përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të atyre ndërkombëtare,  profesorëve ndërkombëtar  dhe vendor  dhe përfaqësues të mediave,  prindër, familjarë dhe miq  e studentë të UBT-së dhe të ftuar të tjerë z. Hajrizi tha:

 

Fjalimi i Presidentit z. Edmond Hajrizi drejtuar mysafirëve, 

 

Të nderuar studentë, profesorë, kolegë, prindër, partnerë akademikë dhe institucionalë të UBT. 

 

Më lejoni t’ju uroj përvjetorin e dhjetë të punës së IEME-s dhe UBT-së.

 

 

Më 2001 kemi filluar punën me qëllim të zhvillimit të kompetencës profesionale dhe akademike, konform standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, me qëllim të ngritjes së aftësisë konkurruese, zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe integrimevendërkombëtare. Nevoja për një lider professional është kërkesë e përditshme.

 

 

Kjo nënkupton se për ata që e njohin mirë profesionin, perspektiva e tyre është e hapur në tërë botën. Ne po punojmë çdo ditë që të zhvillojmë një personalitet, i ciliështë shumë i përgatitur profesionalisht, është i përkushtuar në punë, ka shkallë të lartë kreativiteti dhe inovacioni, ndërton partneritet me të tjerët, ndihmon veten dhe shoqërinë, puna e tij bazohet në fakte dhe në rezultate, ka një aftësi të lartë ndërkulturore dhe interdisiplinare, por ka edhe një komunikim modern të bazuar në vlerat më të larta. Pra, puna në UBT ka pasur dhe ka pikërisht qëllim: ofrimin e veglave dhe aftësive të nevojshme, për të marrë vendime racionale që garantojnë suksese dhe rezultate që bazohen në vlerat më të larta akademike, profesionale dhe njerëzore. UBT është në shërbim të atyre që duan që përmes studimeve, hulumtimeve, trajnimeve dhe konsultimeve të përfitojnë dhe të rrisin prestigjin e tyre në shoqëri, të jenë të suksesshëm në profesionin e tyre, si dhe të krijojnë dhe të përjetojnë një jetë me cilësi dhe vlera. Detyra kryesore e jona është që t’i ofrojmë arritjet e fundit në shkencën e menaxhimit, në ekselencën biznesore, në teknologjinë më moderne, në robotikë, në arkitekturë, në dizajn, planifikim hapësinor, marrëdhënie ndërkombëtare, diplomaci, në drejtësi, në integrimet evropiane, por edhe në kompetencën sociale.

 

 UBT – Institucioni arsimor lider  në vend, 

 

UBT është themeluar me qëllim që të jetë një institucion lider dhe inovativ në vend. Studimet e reja, interdisiplinare dhe inovative, një staf akademik i përzgjedhur me shumë kujdes nga e tërë bota, laboratorët dhe infrastruktura moderne, partneriteti me universitete dhe institucione akademike, ndërlidhja e fortë me ekonominë, institutet shkencore dhe hulumtuese, qendrat e ekselencës, suksesi i arritur i studentëve tanë në punësim, në përfaqësimin e Kosovës në kampionate evropiane, në konkurrimmme planet dhe idetë e tyre innovative në biznes dhe teknologji, pjesëmarrja aktive në forume dhe konferenca ndërkombëtare, janë shembujt dhe dëshmitë më të mira për këtë.

Ky pozicion i UBT-së vjen si rezultat: … i një përkushtimi disavjeçar të studentëve, për të studiuar dhe për të ndërtuar një dije dhe një personalitet lideri në njërin prej profesioneve të zgjedhura, me qëllim të arritjes së një cilësie më të lartë jetësore për vete dhe për shoqërinë. Nuk është i rastësishëm edhe slogani ynë tanimë i njohur “Top Institute for Top Students”‘ Pjesa e parë e sloganit nuk ka kuptim pa pjesën e dytë…. i një planprogrami modern që e kemi disenjuar dhe zhvilluar me vite, duke u bazuar në standardet evropiane dhe amerikane të studimeve, por edhe në bazë të nevojave dhe kërkesave që dalin nga tregu i punës në vend. Planprogramet e studimeve janë të disenjuara në atë mënyrëb që t’i ndërlidhin dy shkollat më të njohura për nga cilësia në botë: shkollën evropiane dhe atë amerikane. Studentët tanë studiojnë me planprograme që janë të njëjta me të atyre që studiojnë në Detroid të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ata të Vjenës në Austri, apo me atë të Waterfordit në Irlandë, sepse së bashku me këto universitete partnere dhe të tjera ne kemi krijuar kutikulën tonë të re dhe moderne. 

 

UBT ofron programe për nevojat e shoqërisë, 

Janë krijuar dhe ofruar programe të reja studimesh me karakter interdisiplinar për nevojat e shoqërisë si: International Engineering, Management,  Architecture, Spatial Planning and Project Management,  Laë, Political Science and Diplomacy

 

,European Integration and Laë, Public Procurement and Management, Softëare and System Engineering, Management, Business and Technology, etj…. i një angazhimi të një stafi akademik të përzgjedhur mirë e mirë dhe me shumë kujdes, me një eksperiencë të lartë ndërkombëtare, si në shkencë ashtu edhe në aspektin profesional. Më shumë se 300 profesorë dhe ekspertë, nga katër kontinente, nga 20 vende dhe kultura të ndryshme, nga rreth 60 universitete dhe institucione partnere me renome botërore, kanë sjellë dhe po vazhdojnë të sjellin në UBT përvojën dhe dijen e tyre në programet dhe projektet tona.

 

 

Në UBT mund të keni rast të takoni studentë, profesorë, ekspertë, diplomatë… nga e gjithë bota. Kjo ka krijuar një ambient unik ndërkombëtar, ndërkulturor dhe interdisiplinar jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Gjate këtyre 10 viteve, punadhe studimet janë organizuar në gjuhën shqipe, gjuhën angleze, në gjuhën gjermane dhe atë frënge…. i një sistemi modern të menaxhimit.

 

 

 

UBT përfaqëson dhe përfituese e shumë projekteve të vendeve të BE-së 

 


Ne në UBT kemi disenjuar një sistem menaxhimi, i cili në vete ngërthen praktikat më të mira të universiteteve prestigjioze në botë, të standardeve ndërkombëtare, të koncepteve moderne, duke mos harruar edhe faktorët realë të ambientit ku vepron, ashtu që ky institut (sistem) i ri të jetë sa më cilësor, sa më fleksibil, sa më kreativ dhe inovativ. Gjatë ndërtimit të këtij sistemi është dashur patjetër të merrenparasysh risitë që sjell ky system në vend dhe jashtë vendit, si në aspektin profesional, funksional, por dhe atë ekonomik…. po ashtu edhe për arsye se UBT, përveç të tjerash UBT prej fillimit të punës ka aplikuar dhe ka fituar projekte të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkimit Evropian,

– Përfaqëson Kosovën në Projektin Evropian “Erasmus Mundus’, ku 39 mobilitete janë zhvilluar me universitetet evropiane

 – Është institucioni i parë dhe i vetmi deri tash që është certifikuar ndërkombëtarisht mestandardin ndërkombëtar për cilësi ISO 9001

– Ka përfaqësuar Kosovën dhe ka zënë vendin e parë në garat e robotikës në Evropë

– E ka anëtarësuar dhe përfaqëson Kosovën në Organizatën Botërore për Menaxhimin e Projekteve

– E ka anëtarësuar dhe e përfaqëson Kosovën në Organizatën Evropiane për Cilësi

– E ka anëtarësuar Kosovën dhe e përfaqëson atë në Organizatën Botërore për Inxhinieri

– E përfaqëson Kosovën në Programin Evropian për Ndërmarrësi

– Ka organizuar disa herë me radhë në vend konferenca të nivelit shkencor dhe botëror,

– Ka zhvilluar Laboratorin modern të Teknologjisë dhe të Robotikës

– Ka zhvilluar institutin e hulumtimeve dhe zhvillimeve zhvillim ekonomik, për ndërmarrësi, teknologji dhe inovacione

– Ka marrëveshje bashkëpunimi me mbi 60 universitete dhe institucione në botë dhe një lidhje direkte me ekonominë

– Aftëson dhe certifikon personat sipas standardeve ndërkombëtare

– Organizon vizita studimore për studentë, institucione dhe biznese

– Zhvilluar strategji, projekte dhe hulumtime për institucione dhe sektorë të ndryshëm të shoqërisë … se UBT vazhdimisht është: duke investuar në infrastructure dhe teknologji, duke rritur dhe profesionalizuar personelin akademik dhe administrativ duke rritur numrin e projekteve, hulumtimeve, publikimedhe bashkëpunimeve ndërkombëtare duke rritur partneritetin me ekonominë për të mundësuar realizimin e praktikave gjatë studimit dhe punësimit duke përmirësuar proceset tona në aspektin akademik dhe organizativ duke përdorur metodatdhe teknologjitë më të reja kemi bërë dhe bëjmë edhe shumë punë të tjera për çdoditë në mënyrë që suksesi të jetë i garantuar.

 

Përpos rezultateve dhe sukseseve gjatë këtyre 10 viteve, IEME –UBT ka kaluar edhe nëpër shumë sfida. Shpeshherë kemi përshtypjen se ne kemi bërë një punë pioniere, e cila i ka dhënë rezultatet e veta. Dhe ky sukses vjen si rezultat i punës së madhe dhe të palodhshme të të gjithëve neve.

 

Me këtë rast, dua të falënderoj udhëheqjen e UBT-së, fakultetet, departamentet, personelin, studentët, ambasadorët e UBT-së, partnerët, institucionet dhe individëte tjerë të involvuar me orë, muaj dhe vite të tëra për të bërë këtë dekade pune të suksesshme. Personalisht më duhet të falënderoj shumë edhe familjen time,pa përkrahjen e së cilës nuk kasha pasur mundësi të angazhohem në një projekt shumë kompleks dhe me përgjegjësi të lartë profesionale, juridike dhe financiare. Institucioni i lartë arsimor është një sistem multidisiplinar dhe shumë kompleks.

 

Të dizajnosh dhe të menaxhosh një sistem të tillë prej fillimit ishte vërtet një sfidë e madhe.  Megjithatë, ishte dhe mbetet motivi ynë për të kaluar/shtyrëkufirin e vlerave akademike, shkencore dhe profesionale. Në këtë mënyrë ne do të vazhdojmë të punojmë dhe bashkëpunojmë ngushtë për të mbështetur një zhvillim dhe një rritje të qëndrueshme profesionale, duke e përkrahur ekselencën, inovacionin, teknologjitë moderne, interkulturalitetin, zhvillimin.ekonomik, shoqëror dhe duke kultivuar kulturën dhe vlerat më të larta kombëtare, evropiane dhe ndërkombëtare.

 

URIME!

Prof. Dr. Edmond Hajrizi,

Themelues dhe President i UBT-së

 

 

UBT-ja e nderoi Profesor Peter Kopacek me çmimin “Leadership Excellence Award” për Edukim, Shkencë dhe Teknologji


 

Profesorin Prof. Dr.  Peter Kopacek   për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë për zhvillnin e UBT-së  prej themelimit e deri më sot Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Këshilli Akademik i UBT-së, si shenjë respekti e nderuan me Çmimin më të lartë që parasheh Stauti i UBT-së, “Leadership Excellence Award”

 

 

Ndërkaq në emër të   Ministrisë së Arsimit,  Shkencës dhe Teknologjisë, këshilltari politik  Prof. Dr. Nuri Bexheti, me rastin e 10 vjetorit të themelimit të UBT-së, ka thënë se ndihet i nderuar që sot me  rastin e këtij 10 vjetorit  të  themelimit të UBT,   kremtojmë bashkë të arriturat e shumta të këtij institucioni, sepse cilësi është faktori kryesor.

 

 

Me rastin e  10  vjetorit  të themelimit  të UBT-së një fjalim përshëndetës mbajti  edhe Rektori i Universitetit të Vlorës, Prof. Dr. Albert Qari.  

 

 

Në  emër  të Akademisë Diplomatike te Vjenës, foli Prof. Michel Cullin dhe Prof. Ersnt Florian Winter.

 

Po ashtu te pranishëm ishin edhe përfaqësuesit te institucione tjera partnere ndërkombëtare dhe vendore.

 

 

Po ashtu në  këtë   përvjetor  u bë edhe promovimi i monografisë së UBT–së  “10 YEARS ” ,  të  autorit Edmond Hajrizi, Safet Zejnullahu dhe Naile Demiri, e cila dhe tashmë vetëm është në duart e lexuesve.

 

 

Po ashtu studentët  e  të  gjitha fakulteteve  të këtij Kolegji në shenjë të këtij  përvjetori madhështor  organizuan edhe një  “party” të mrekullueshëm  e cila zgjati deri në orët e vona, po në objektin e hotelit “Grand”.