UBT e nderon me “Excellence Leadership Award” rektorin Ali Jashari

14/02/2020

Me qëllim të vlerësimit të atributeve dhe ndihmës së dhënë Kosovës në aspektin akademik dhe jo vetëm, njëherësh respektimit të veprave të tij si profesor dhe si rektor, UBT ka vendosur ta nderojë rektorin e Universitetit “Fan S. Noli”, nga Korça, Ali Jashari, me çmimin “Excellence Leadership Award”.

 

 

Çmimi është ndarë nga rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrzi, me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku UBT përgjatë një jave do të organizojë aktivitete të ndryshme për nder të kësaj feste.

 

Ky çmim, sipas rektorit Hajrizi, u jepet personaliteteve të shquara vendore e ndërkombëtare për kontributin e tyre në sfera të ndryshme të jetës, sikurse edhe profesori, Ali Jashari.

 

Profesori Jashari theksoi se ndjehet i nderuar me këtë çmim, ndonëse sipas tij, respekti i shprehur ndaj tij do të jetë një shtysë që ta mbajë edhe më të fuqishëm bashkëpunimin me UBT-në dhe Kosovën.

 

Prof.dr Ali Jashari ka zhvilluar aktivitete të shumta në Kosovë, përfshirë edhe në aspektin shkencor, njëherësh ka kontribuar dhe ndihmuar vendin aty ku gjithnjë ka pasur nevojë.