UBT e licencuar për certifikime të  gjuhës angleze nga PSI

01/02/2021

UBT ofron certifikime për gjuhë angleze të njohur ndërkombëtarisht me marrëveshjen e nënshkruar me PSI (ofrues global me përvojë që siguron testime me nivele të larta) për certifikime në gjuhën angleze.

 

Këto certifikime pranohen nga shteti anglez, për bashkim familjar, studime dhe për punësim, gjë që është një mundësi shumë e mirë për të gjithë të interesuarit.

 

Shkathtësitë e këtij certifikimi janë tërësisht të bazuara në kompjuter për të gjitha aspektet e testimit. Testimet bëhen në të folur, dëgjuar, lexim dhe shkrim, duke sjellë kështu një përvojë unike të studimit dhe ku studentët mund të marrin rezultatet e tyre brenda 14 ditëve.

 

Certifikimi për gjuhën angleze është i siguruar nga Autoriteti Skocez i Kualifikimeve (SQA), që është një udhëheqës ndërkombëtar në arsim dhe kualifikime, si dhe mundësuar nga institucioni më cilësor në vend e rajon UBT, në bashkëpunim me ofruesin ndërkombëtar të testimeve me nivelet më të larta në mbarë botën PSI.