UBT e licencuar nga ETS si qendër testuese për TOEFL

10/03/2020

Testi TOEFL shërben dhe njihet si referencë e gjuhës, që ju ndihmon për pranim në punë apo nisjen e studimeve brenda dhe jashtë vendit, që krahasuar me testet tjera të gjuhëve, përfshinë një numër avantazhesh që ju ndihmon të dalloheni nga të tjerët.

 

Duke e ditur nevojën e madhe dhe rëndësinë që ka testi TOEFL, UBT vitin e kaluar ka hapur qendrën testuese për TOEFL, ku është një nga qendrat e pakta në Kosovë që është e licencuar nga ETS, si CTAS (Certified Test Administration Service).

 

Në qendrën testuese për TOEFL në UBT, ju mund të certifikoheni për gjuhën angleze në katër pjesët kryesore, të lexuarit, të shkruarit, të folurit dhe të dëgjuarit, pra merrni certifikatë të njohur ndërkombtarisht.

 

TOEFL është test që pranohet nga më shumë se dhjetë mijë universitete dhe institucione të tjera në mbi 150 shtete, duke përfshirë ShBA-të, Evropën, Australinë, Kanada, Zelandën e Re, Azinë, etj.

 

Gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë online në linkun: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfa1Y1x-KcL5RHo-i6Xaq6LVYIkCjes9m7gKAJeaVE0seNdNg/viewform?fbclid=IwAR08lDrfnt6JyuSvrKwiEsGHFWPsSOnDxCHwjNBGuBy_NNAuIFIeTmtY544