UBT do të shënojë me aktivitet 13-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

15/02/2021

Për nder të 13-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Këshilli Akademik i UBT-së do të shënojë ditën më të rëndësishme për shtetin tonë përmes një ngjarjeje madhështore, pjesë e së cilës do të jenë stafi dhe studentët e UBT-së.

 

Organizimi do të mbahet virtualisht më 16 shkurt 2021, me fillim nga ora 14:00, dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në faqet zyrtare të UBT-së në platformat sociale Facebook, Instagram dhe Youtube.

 

Sikurse edhe që është bërë traditë, për nder të kësaj dite, këtë aktivitet do ta bëjë të veçantë prezantimi i emrave të studentëve të dalluar, të cilët do të jenë përfitues të bursës për studime në këtë vit, si dhe promovimi i videos që shënon kontributin e UBT-së për njohjen dhe përfaqësimin e denjë të Kosovës në botë.