UBT do të marr pjesë në turneun e futsallit i cili i kushtohet ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

21/12/2023

UBT do të marr pjesë, si dhe mbështet turneun më të madh të futsallit në Republikën e Kosovës, i kushtohet ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ish-legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Këtë vit klubi FC Prishtina Futsal organizon edicionin e pestë të turneut memorial “Fadil Vokrri” në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Pjesëmarrja e UBT-së në këtë ngjarje tregon përkushtimin e institucionit ndaj zhvillimit të sportit. Përmes programit Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes, UBT po investon në trajnimin dhe zhvillimin e talenteve sportive, duke krijuar një mjedis ku studentët mund të zhvillojnë njohuri të thella dhe aftësi të specializuara në fushën e sportit.

Kjo ndihmon në përgatitjen e një brezi të ri të profesionistëve sportivë, të cilët do të ndikojnë pozitivisht në nivelin e sportit në vend.

Në edicionin e pestë të këtij të futsallit në Republikën e Kosovës do të marrin pjesë një numër i madh i skuadrave të futbollit. Turneu do të organizohet me pjesëmarrjen e shkollave të futbollit, ekipet e veteranëve të futbollit, futbolli i femrave, ekipet e futbollit nga Down Syndrom Kosova. Institucionet me përfaqësuesit e tyre si.

Spektakli nis të shtunën e 23 dhjetorit dhe mbyllet me natën finale ku do të organizohet edhe ceremonia e shpërblimeve.