UBT do ta nderojë me Çmimin “Excellence Leadership Award”, ish-Presidentin e Republikës së Bullgarisë, Z. Rosen Plevnelie

12/12/2023

Nesër, UBT do ta nderojë me Çmimin “Excellence Leadership Award” ish-Presidentin e Republikës së Bullgarisë, Z. Rosen Plevnelie

Për kontributin e tij të çmuar në ndërtimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bullgarisë, UBT do ta nderojë me Çmimin “Excellence Leadership Award”, ish-Presidentin e Republikës së Bullgarisë, Z. Rosen Plevnelie.

Ndarja e Çmimit do të bëhet nga rektori i UBT-së, prof dr Edmond Hajrizi, në një  ceremoni  që do të fillojë nesër më: 13 dhjetor 2023, me fillim nga ora 15:00 në Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan.

Ky çmim ndahet për Z. Rosen Plevneliev për kontributin e dhënë në afirmimin, konsolidimin e vlerave, standardeve, si dhe lidershipin e treguar në konsolidimin e brendshëm socio-ekonomik, avancimin e shtetit të së drejtës.

“Excellence Leadership Award” është Çmimi më i lartë që e dhuron UBT për personalitete të shquara vendore e ndërkombëtare, që kanë dhënë kontribut dhe kanë shënuar arritje në fusha të ndryshme.