UBT do të merr pjesë në Albanian ICT Awards

28/04/2017

Një delegacion i UBT-së, i udhëhequr nga rektori i UBT-së prof. dr Edmond Hajrizi, do të marrë pjesë në finalen e madhe të aktivitetit “Albanian ICT Awards”, që po mbahet në Tiranë.

 

Sikur edhe në edicionet paraprake, edhe këtë vit, studentët e UBT-së janë të nominuar në disa kategori të rëndësishme të këtij organizimi, me projektet e tyre në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

 

Albanian ICT Awards po mbahet për herë të pestë, kurse ka disa vite që UBT po merr pjesë rregullisht, me ç’rast para dy viteve, rektori i UBT-së, prof. dr.Edmond Hajrizi u nderua me Çmimin ICT Akademiku i Vitit nga Albanian ICT Awards, si dhe në edicionet paraprake u shpërblyen edhe disa nga studentët e UBT-së, për projektet e tyre inovative, të prezantuara në këtë aktivitet.