UBT do të jetë më afër maturantëve në Panairin e Edukimit

18/04/2018

 

UBT  njofton të gjithë maturantët dhe të interesuarit e tjerë që, UBT edhe këtë vit do të jetë pjesë e Panairit të Edukimit, i cili do të mbahet më 19-20 prill, në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë.

 

Përgjatë këtyre dy ditëve, stafi dhe studentët e UBT-së do të jenë të angazhuar maksimalisht që maturantëve t’ju japin informacione të detajuara mbi departamentet, specializimet, mundësitë e punësimit e internship-it, mundësinë e vazhdimit të studimeve dhe të përfitimit të bursave dhe çdo të dhënë tjetër me rëndësi për fillimin e ciklit të studimeve.

 

Pjesëmarrja në këtë ngjarje madhore për zhvillimin e arsimit në Kosovë tashmë është bërë traditë, meqë është viti i pestë më radhë i pjesëmarrjes së UBT-së.