UBT dhuron maska mbrojtëse për punëtorët e Trafikut Urban në Prishtinë

31/05/2020

Në kuadër të kampanjës “I Love You All”, të cilën janë duke e realizuar studentët dhe stafi i Fakultetit Arti dhe Media Digjitale në UBT, një sasi e maskave  janë dhuruar punëtorëve të Trafikut Urban në Prishtinë.

 

Maskat mbrojtëse tejet  inovative, që tashmë janë krijuar dhe punuar me printer 3D janë projektuar nga studenti i Fakultetit Dizajn i Integruar, Arbnor Demaj dhe mbështetur nga UBT.

 

Me qëllim të mbështetjes në luftën kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, UBT tash e gati dy muaj është solidarizuar dhe ka dhuruar mjete mbrojtëse institucioneve anë e mbarë Kosovës.