UBT dhe Zyra e UNICEF-it realizojnë projekte të përbashkëta

23/04/2012

 

Prishtinë, 23 prill 2012 – Një varg nismash, kryesisht me karakter për të ndihmuar të rinjtë dhe për të krijuar kushte më të mira biznesi dhe jete për ta, janë pjesë e marrëveshjes mes UBT dhe Zyrës së UNICEF-it në Kosovë.

 

Marrëveshja e nënshkruar mes Presidentit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe zëvendësshefit të UNICEF-it, zyra në Kosovë, Luciani Calestini, më konkretisht parasheh aktivitetet për të forcuar dhe aftësuar kapacitetet e rinisë së Kosovës për zhvillimin e zgjidhjeve të problematikave aktuale, si aftësimin e të rinjve për të iniciuar investime në biznese aktuale të nevojshme lokale për një të ardhme më të mirë dhe të sigurt në të gjitha fushat e jetës. 

 

Laboratori i UNICEF-it ka hulumtuar probleme nga më të ndryshmet për rininë dhe me fëmijët e Kosovës, ndërsa studentët dhe stafi i UBT-së po kontribuojnë në realizimin e projekteve të propozuara në vazhdimësi nga UNICEF-i.