UBT dhe UP në krye të listës: Institucionet kryesore të shkencës sipas Kosovo National H-Index Ranking

30/11/2023

Kosovo National H-index Ranking është një renditje e pavarur ndërkombëtare që synon të vlerësojë produktivitetin shkencor të shkencëtarëve, grupeve kërkimore dhe organizatave në Kosovë bazuar në H-indeksin e konsoliduar.

Renditja merr parasysh H-indeksin e përgjithshëm të institucioneve shkencore të Kosovës, duke iu referuar informacioneve nga bazat e të dhënave dhe platformat shkencore si Web of Science, Scopus, dhe Google Scholar.

UBT dhe UP kryesojnë listën duke u certifikuar edhe si Udhëheqës Potencial Shkencor në mesin e 21 institucioneve shkencore të përfshira në listë. Edhe ky rangim i radhës i UBT-së dëshmon për kontributin që sjellë në shkencë jo vetëm në nivel nacional, por edhe më gjerë. Veçanërisht këtë e dëshmon renditja në listën e platformës Web of Science, duke e pasur parasysh reputacionin e lartë në komunitetin shkencor që gëzon kjo platformë.

Rezultatet e marra nga Kosovo National H-index Ranking janë të një rëndësie të madhe pasi ato u ofrojnë organizatave shkencore dhe studiuesve në Kosovë njohuri të vlefshme për produktivitetin e tyre kërkimor. Kjo u lejon atyre të krahasojnë performancën e tyre me të tjerët në vend dhe në mbarë botën, duke ndihmuar në identifikimin e pikave të forta dhe të dobëta, shpërndarjen e burimeve dhe përcaktimin e drejtimeve të kërkimit në të ardhmen.

Shënim: Indeksi H, ose Hirsch index, është një metrikë që mat impaktin dhe publikimet shkencore të një hulumtuesi apo institucioni hulumtues, ku një hulumtues ka një indeks H të barabartë me numrin e artikujve të tyre që janë cituar të paktën aq herë sa dhe vlera e indeksit H.

Linku: https://xk.h-index.com/al/wos?fbclid=IwAR1CKUcHFSGRtCMivI44ZZI-W5FlFad1d3E3O55BkULZRlvKqxMZg3i5mXA