UBT dhe Universiteti West Scotland (UWS) thellojnë bashkëpunimin, sipas Programit Erasmus +

05/10/2016

Në kuadër të bashkëpunimit të UBT-së me universitetete partenere, të rajonit, Evropës e më gjerë, me bazë në Pragramin Erasmus +, profesori Universitetit West Scotland (UWS), Nondas Pitticas, është pritur nga stafi i UBT-së për të thelluar bashkëpunimin për mobilitet të stafit akademik, shkëmbim të studentëve etj. Profesori skocez është pritur edhe nga rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi dhe nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UBT. 


Ai ka takuar edhe një grup profesorësh nga Fakulteti për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi; Fakulteti i Mekatronikës; Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, si dhe Fakulteti i Sistemeve të Informacionit. Me të gjithë është diskutuar mundësia e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të larte. Projekti me Universitetin West Scotland (UËS), do të zgjasë dy vjet, kurse përmes tij mundësohet mobiliteti i stafit akademik dhe i shkëmbimit të studentëve nga UBT në UËS dhe anasjelltas.
 


Do theksuar se studentët e regjistruar në kolegjin UBT kanë mundësi të mëdha për studime jashtë vendit, në universitetet më prestigjioze evropiane, si dhe është duke marrë përvojat më të mira akademike përmes mobilitetit të stafit akademik dhe zgjerimit të bashkëpunimit, në zhvillim të kurrikulave të përbashkëta të studimit.