UBT dhe Universiteti “Corvinus” nënshkruan memorandum të mirëkuptimit

04/03/2015

Prishtinë, 4 mars. – Rektori i UBT-së, dr.Edmond Hajrizi dhe prorektori i  Universitetit “Corvinus” me seli në Budapest të Hungarisë, dr. László Palkovics, nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi mes dy institucioneve.

 

Ky memorandum bashkëpunimi mes UBT-së dhe Universitetit “Corvinus”, që është universiteti më i madh në Hungari, krijon mundësi për shkëmbimin e studentëve dhe të mësimdhënësve, ofrimin e studimeve të doktoratës, bashkëpunimin në fushën e hulumtimeve e një varg fushash të tjera të bashkëpunimit.

 

Gjithashtu, z.Hajrizi dhe z. Palkovics u dakorduan për shtrirjen e bashkëpunimit në kuadër të programit Erasmus Plus, që përfshin mobilitetin e stafit dhe të studentëve dhe pjesëmarrjen në projekte të përbashkëta.

Ata gjithashtu theksuan mundësitë e mëdha të bashkëpunimit në kuadër të projektit “Horizon 2020”.

 

Dr. László Palkovics u njoftua nga rektori i UBT-së, dr.Edmond Hajrizi për funksionimin e UBT-së në sferën e arsimit të lartë, me theks të veçantë me partneritetet ndërkombëtare, ku UBT është institucion që ka marrëveshje bashkëpunimi me universitetet dhe institucionet më prestigjioze akademike në Evropë e më gjerë.

 

Prorektori i  Universiteti “Corvinus”, z. Palkovics u shpreh më fjalë miradije për UBT-në dhe të arriturat e tij, që kanë qenë faktori kryesor që universiteti që ai përfaqëson ta zgjedhë pikërisht UBT-në për vendosjen e bashkëpunimit sa më të afërt.

Ai gjithashtu theksoi se Universiteti “Corvinus” është pjesë e shumë projekteve ndërkombëtare, pjesë e të cilave është UBT, në shumë prej tyre si i vetmi institucion përfaqësues nga rajoni e më gjerë. Në këtë vazhdë, bashkëpunimi mes dy institucioneve do të jetë shumë më i lehtë dhe do të hapë perspektivë për stafin dhe studentët e të dy institucioneve akademike.