UBT dhe Universiteti Corvinus nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e inxhinierisë së ushqimit dhe sigurisë së ushqimit

26/09/2015

25 shtator – Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi dhe drejtues të Universitetit Corvinus në Budapest, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e inxhinierisë së ushqimit dhe sigurisë së ushqimit.


Prezent me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes ishte edhe ministri i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Memli Krasniqi.


 

Marrëveshja përfshin realizimin e një varg projektesh të përbashkëta në fushën e inxhinierisë së ushqimit dhe sidomos të sigurisë së ushqimit, një fushë në të cilën UBT mund të ndihmojë në masë të madhe në vendin tonë.