UBT dhe shkolla e turizmit nga Lucerni, me projekte të përbashkëta në fushën e turizmit

06/02/2017

UBT  dhe Akademia e Turizmit nga Lucerni i Zvicrës, muajve në vijim do të zhvillojnë një varg aktivitetesh të përbashkëta.

Pajtimi për këtë bashkëpunim është arritur gjatë një vizite të një delegacioni nga kjo shkollë në UBT.

 

Gjatë këtij takimi, në të cilin prezent ishin Burim Lleshi nga Asociacioni për Menaxhimin e Destinacionit, si dhe Dren Zatriqi nga Sëisscontacti, drejtuesit e UBT-së dhe përfaqësuesit e Akademisë së Turizmit, Narcel Furer dhe Werner Furrer diskutuan lidhur me mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit.

 

Marrëveshja e bashkëpunimit do të përfshijë shkëmbimin e përvojave përmes mobilitetit të stafit dhe studentëve në sektorin e turizmit, në nivelin profesional dhe akademik, hulumtime të përbashkëta, prezantim i punës në Akademinë Ndërkombëtare Verore etj.

 

Fillimisht, shkolla e turizmit nga Lucerni do të sjellë një grup studentësh,  të cilët do të punojnë së bashku me studentët e UBT-së në projekte për përmirësimin e shërbimeve në këtë sektor, ndërsa në vazhdim do të punohet në projekte konkrete dhe në vizita të dyanshme.