UBT dhe Raiffeisen Bank organizojnë garën “Datathon Business Analysis”

12/03/2021

UBT në bashkëpunim me Raiffeisen Bank organizon garën “Datathon Business Analysis”, që do të mbahet më 1 dhe 2 prill. Pjesë e kësaj gare do të mund të bëhen studentët e nivelit bachelor dhe master të të gjitha universiteteve dhe kolegjeve publike e private në Kosovë.

 

Kjo garë teston aftësitë dhe njohuritë e kandidatëve në të dhëna dhe fushën machine learning, ndërsa për t’u bërë pjesë e kësaj gare, të interesuarit duhet të aplikojnë në grup prej 2 deri në 3 studentë.

 

Në garën “Datathon Business Analysis”, veglat ose gjuhët programuese që të kandidatët mund t’i përdorin për analizimin e të dhënave janë: Python, R Programing, Weka, Tableau, SPSS, RapidMinder, IBM Watson etj.

 

Gara do të jetë e formës online, teksa fituesi do të përzgjidhet në bazë të rezultateve të arritura nga juria profesionale në tri kategori:

 

Vendi i parë – 1.500 €

Vendi i dytë – 1.000 €

Vendi i tretë – 500 €

 

Apliko në linkun: https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=bPT5p-UT1kqX_Yfc-4vC1f9yZwEWUYJCtMiDxu0Qgz9UNUpYRjBUTjk4NFlSMjZRMFNRSVo3TlkxSC4u&fbclid=IwAR019x6QmVU1OjvjFpvXxp9WNpnMqmHDzS8GLwcwxB9L4HU_AKsnSyYO57Q

 

Për informata më të hollësishme në lidhje me garën, na kontaktoni në: [email protected]