UBT dhe Raiffeisen Bank organizojnë garën “Data Science Business Analysis”

18/02/2020

UBT dhe Raiffeisen Bank po e organizojnë për herë të dytë garën “Data Science Business Analysis”, që do të mbahet më 3 dhe 4 Prill 2020, me ç ‘rast pjesë e garës mund të bëhen studentët e nivelit bachelor dhe master të të gjitha universiteteve dhe kolegjeve publike e private në Ballkan.

 

Kjo garë teston shkathtësitë e kandidatëve në të dhëna dhe fushën machine learning, ndërkaq për t’u bërë pjesë e garës të interesuarit duhet të aplikojnë në grup prej 2 deri në 3 studentë. Më pas rregullat e garës dhe detyrat tjera do të jepen nga organizatorët dhe mentorët e grupeve në formë të të dhënave (datasets) të emuluara.

 

Në këtë garë veglat ose gjuhët programuese që do ti përdorni për analizimin e të dhënave janë: Python, R Programing, Weka, Tableau, SPSS, RapidMinder, IBM Watson etj.

 

Gara do të zhvillohet në Kampuset Inovative të UBT-së në Lipjan, teksa juria profesionale në bazë të rezultateve të arritura do të përzgjedh fituesit dhe do të ndaj shpërblimet në tri kategori:

Vendi i parë: 1500 EUR

Vendi i dytë: 1000 EUR

Vendi i tretë: 500 EUR

Përveç këtyre shpërblimeve, pjesëmarrësit e suksesshëm mund të fitojnë mundësinë për të vijuar praktikë profesionale me mundësi punësimi në UBT dhe Bankën Raiffeisen.

Apliko në linkun:

https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=bPT5p-UT1kqX_Yfc-4vC1f9yZwEWUYJCtMiDxu0Qgz9UNUpYRjBUTjk4NFlSMjZRMFNRSVo3TlkxSC4u

Për informata më të hollësishme në lidhje me garën, na kontaktoni në:

E-mail: [email protected]