UBT dhe Konsorciumi i Spitaleve Gjermane krijojnë mundësi punësimi për studentët e infermierisë

23/07/2018

Rektori i UBT-së prof.dr Edmond Hajrizi zyrtarisht po qëndron në Gjemani me ftesë të përfaqësuesve të Konsorciumit të Spitaleve Gjermane, më të cilët po takohet për të prezantuar mundësitë e bashkëpunimit që studentët të integrohen në tregun ndërkombëtarë të punës në fushën e mjekësisë.

Studentët e fakulteteve të mjekësisë në UBT, me arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit me Konsorciumin e Spitaleve Gjermane, përveç që do të bëjnë praktikë në këto institucione, atyre u ofrohet edhe mundësi e punësimit në spitale e qendra ambulatore gjermane, njëherësh të kryejnë edhe trajnime profesionale.

UBT ka të hapur qendrën më të madhe të inovacionit për mjekësi në Kosovë, andaj, kjo ka shtyrë edhe KSGJ-në që të ofrojë bashkëpunim sepse UBT shihet si model i së ardhmes për mjekësi.

Qendra e inovacionit për mjekësi në UBT ka mbi 80 laboratorë me standarde evropiane për të gjitha fushat e shëndetësisë: Stomatologji, Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci, Infermieri, Kirurgji, Interno, Pediatri, Psikiatri, Biokimi, Mikrobiologji dhe shumë të tjera. UBT ka përvojën më të mirë për bashkëpunim në rrafshin ndërkombëtarë duke përfshirë edhe shtetin e Gjermanisë, sepse posedon edhe Institutin e Gjuhëve të huaja në të cilën ofrohet edhe gjuha gjermane.