UBT dhe ESLG ofrojnë programin unik Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë

23/08/2021

UBT në bashkëpunim me Kolegjin ESLG, ofron programin unik të specializuar në nivelin bachelor, Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë.

 

Ky program ofrohet në bashkëpunim me partnerë nga Sllovenia, nga ku studentëve u mundësohet kualifikim dhe përgatitje e lartë akademike për një karrierë profesionale në fushën e pasurive të paluajtshme.

 

Nga kjo fushë studimi mundësitë për punësim janë të shumta, si në shërbime komunale, organizata tregtare dhe të trashëgimisë, qeverinë qendrore dhe në një sërë aktivitetesh që përfshijnë projekte të brendshme, tregtare dhe industriale, si dhe përspektivë për punësim në arenën ndërkombëtare.

 

Programi Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë, është i strukturuar në atë mënyrë saqë studentët i aftëson në menaxhimin e pronave dhe shitjen e tyre në mënyrë të përkryer, si dhe i ndihmon ata profesionalisht në projektimin dhe dizajnimin e ndërtesave efiçiente.

 

Apliko tani: http://www.eukos.org/?page=1,108