UBT dhe Certiadria ofrojnë trajnim falas për programin “PL 900 Microsoft Power Apps”

04/05/2022

Studentët e UBT-së tash e tutje do të kenë mundësi që të trajnohen dhe aftësohen rreth programit “PL 900 Microsoft Power Apps” pa pagesë, me ç’rast do të mund të përfitojnë edhe certifikatë të njohur ndërkombëtarisht.

 

UBT dhe Certiadria kanë arritur një marrëveshje e cila aftëson studentët rreth programit, nga i cili do të përfitojnë njohuritë bazë, praktikimin dhe provimin falas për certifikim.

 

Të mësuarit rreth programit të “Microsoft Power Apps” do të jetë një mundësi unike për studentët që të kenë qasje më të lehtë në tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.

 

UBT po punon vazhdimisht për t’i krijuar studentëve mundësi të reja kualifikuese, të cilat janë në dobi të tyre dhe në dobi të shoqërisë, duke ju ofruar trajnime të tilla sikurse “PL 900 Microsoft Power Apps”, të cilat janë të dobishme dhe të efektshme për studentët.

 

Linku për aplikim: Aplikimi për PL 900 Microsoft Power Apps