UBT certifikon edhe 23 kandidatë për ciceron

13/10/2010

Për herë të dytë në Kosovë UBT certifikon kandidatë për Ciceronë turistikë

 

UBT certifikon edhe 23 kandidatë për ciceron

 

“Pas një punë të suksesshme, po e mbyllim një trajnim që për herë të dytë që mbahet në Kosovë, pikërisht në UBT, trajnimi për ciceronët turistik, dhe ne si UBT kemi pas nderin dhe kënaqësinë që ta implementojmë një projekt të tillë”, tha Presidenti i UBT, Edmond Hajrizi.

UBT e mbështetur nga GTZ-ja dhe në bashkëpunim me Ministrin e Tregtisë dhe të Industrisë (MTI), organizoi për herë të dytë në Kosovë trajnimin dhe certifikimin e personave për “Ciceronët Turistikë”. Pas disa orëve të njëpasnjëshëm dhe shumë vizitave nëpër Kosovë, 23 kandidatët pjesëmarrës të trajnimit në fjalë me sukses e dhanë provimin dhe më 13 tetor 2010, në në hollin e objektit të UBT, kandidatët pjesëmarrës në një ceremoni solemne i morën certifikatat dhe u certifikuan si “Ciceronët Turistikë”.

Gjatë ndarjes së certifikatave rektori i UBT-së Edmond Hajrizi në një fjalë rasti i përshëndeti dhe i falënderoj të gjithë pjesëmarrësit e ceremonisë e veçanërisht përfaqësuesin e GTZ-së, MTI-së, KOTAS-it dhe të USAID-it, dhe tha ”Pas një punë të suksesshme, po e mbyllim një trajnim që për herë të dytë mbahet në Kosovë, pikërisht në UBT, trajnimi për ciceronët turistik, dhe ne si UBT kemi pas nderin dhe kënaqësinë që ta implementojmë një projekt të tillë”, tha Presidenti i UBT, E. Hajrizi, i cili kandidatët e trajnuar për fushën në fjalë si 17 kandidatët e grupit së parë ashtu edhe kandidatët e pranishëm i vlerësoj me potencial të lartë për prezantim të vendit, dhe shtoj se së shpejti do filloj edhe grupi i tretë.

Po ashtu gjatë ceremonisë në fjalë të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe përfaqësuesi nga GTZ, Ekrem Hyseni tha “Sot turizmin në Kosovë ka kush ta prezantoj qoftë për brenda qoftë për jashtë dhe me vjen mire që pas GTZ-së janë angazhuar edhe donatorë tjerë për projektin në fjalë, dhe i përgëzoj të gjithë kandidatët pjesëmarrës dhe ju uroj punë të suksesshme, duke shpresuar që parë të tjerëve ta prezantojnë vendin tonë sa më mirë”, z. Hyseni ceki se me trajnime për ciceron do vazhdojnë ende. Po ashtu gjatë ceremonisë i pranishëm ishte edhe Zek Qeku , përfaqësuesi nga KOTAS-i, i cili tha “Kam pas mendime dhe dilema që në Kosovë nuk ka turizëm , nuk ka grupe turistikë, nuk ka vizitor turistik dhe ju them sinqerisht që ka dhe ka me pas edhe në të ardhmen, mirëpo fatkeqësia më madhe në Kosovë mungonte vetëdijesim për sektorin e turizmit po edhe në anën tjetër problem që nuk ka pas guida profesionale të certifikuara, dhe prej ditës së sotme Kosova ka 40 ciceron (gudia) të certifikuar për ta prezantuar sektorin e turizmit”, përfundoi Zek Qeku.