UBT-CERT shpall të hapur thirrjen për aplikim në aktivitetin “Hack Day Kosova 2018”

07/08/2018

Për të tretën herë më radhë, si lider në fushën e Shkencave kompjuterike, Sistemeve të Informacionit dhe jo vetëm, UBT ka marrë përsipër organizimin dhe mbarëvajtjen e edicionit të tretë të aktivitetit të rëndësishëm kushtuar sigurisë kibernetike, “Hack Day Kosova 2018”.

I njohur dhe regjistruar ndërkombëtarisht, aktiviteti treditor do të mbahet në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, përgjatë datave 11, 12 e 13 tetor, organizim ky që do të bëhet nën kujdesin e UBT-CERT dhe do të mbahet për nder të Muajit Evropian për Siguri kibernetike ECSM.

Në këtë aktivitet ftohen të marrin pjesë të interesuarit, hakerë nga gjithë rajoni, ku për të qenë pjesë ë punëtorive duhet të dërgojnë aplikimin e tyre me të dhënat personale në email-in [email protected], më së largu deri të hënën, më 1 tetor.

“Hack Day Kosova” është aktivitet që bartë mesazh ndërgjegjësues për sigurinë kibernetike në shtetin e Kosovës, andaj për këtë arsyeje zhvillon edhe garën kibernetike për perceptimin e kërcënimeve apo sulmeve kibernetike, duke i promovuar të dhënat e informacionet, edukimin dhe shpërndarjen e praktikave më të mira.